Sulmuesi veteran suedezo-boshnjak, Zllatan Ibrahimoviç, pak kohë më parë, e vazhdoi kontratën me Mançester Junajtidin, duke përbërë, ndërkohë, një opsion të preferuar për Zhoze Murinjon edhe në këtë sezon të ri. Vetëm se pritet data e kthimit të Ibrahimoviçit në fushë pas dëmtimit të rëndë që ai pësoi në gju, ndërkohë që vetë Zllatani paralajmëron një eksplozion të vërtetë, kur do të ndodhë ky kambek (kthim).
“Gjuri pothuajse është shëruar plotësisht. Dua vetëm që ju të tregoheni të duruar dhe, kur të kthehem, do ta marrë vesh e gjithë bota”, vuri në dukje ai.
Sfidanti.al