Kurtua për kthimin në fushë të Azarit: Ai nuk do të jetë i njëjti…!

Tibo Kurtua e paralajmëroi bashkëlojtarin dhe bashkatdhetarin e tij, Eden Azar, se ai, pas kthimit mbas një pauze të gjatë, nuk do të jetë në formën e tij të sezonit të kaluar, kur ai i entuziazmoi tifozët e vet. “Ai është gati që të luajë, por nuk duhet të harrojmë se ai është operuar dhe ka pauzuar katër muaj. Ai edhe do të mund të luajë që këtë javë, por vështirë se ai do të mund të jetë në formën e sezonit të kalur, pasi duhet të kalojë njëfarë kohe që ai të kthehet te forma e tij mjaft e mirë brenda një kohe të shkurtër”, deklaroi portieri belg i Celsit, Kurutua.

Azari ka qenë jashtë fushës së futbollit që nga qershori i kaluar, kur ai, gjatë një séance stërvitore me ekipin përfaqësues belg, pësoi frakturë.

Sfidanti.al