Antonio Konte e përfshiu Diego Kostën midis 25 futbollistëve në përbërje të Celsit. Futbollisti i lartprëmendur spanjollo-brazilian priste që të transferohej për tek Atletiko e Madridit, konkretisht një huazim gjashtëmujor në ndonjë klub të caktuar, para se të mbyllet edhe “embargoja” që i ka vendosur UEFA këtij klubi madridas dhe të përfundonte transferimi i plotë i Diego Kostës për tek ekipi i “jorganxhinjve”. Por, megjithatë, strategu italian i futbollit vendosi që ta përfshijë Diego Kostën në listën e lojtarëve të vet, duke pasur parasysh se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për transferimin e golashënuesit 28-vjeçar. Kështu që, ai, tani do të duhet që të paraqitet menjëherë në seancën më të afërt stervitore ose do të të mund të dënohet përsëri.
Sidoqoftë, Diego Kosta ndodhet ende në Brazil, ndërkohë që trajneri i Spanjës, Hulen Lopetegi, ka përfshirë në formacionin e ekipit spanjoll, në ndeshjet kualifikuese me Izraelin dhe Italinë, David Vijën me përvojë, pasi Diego Kosta, momentalisht, është jashtë formës.
Sfidanti.al