MotoGP, Valentino Rossi lë spitalin, Doktori: Shumë shpejt do nis procesin e riaftësimit

Valentino Rossi la spitalin Riuniti të Anconës për të rinisur procesin e riaftësimit fizik pas operacionit tyë kryer në këmbë pas aksidentit të pësuar dy ditë më parë. Doktori është shfaqur optimist dhe shprehu dëshirën për t’u kthyer në pistat e garave sa më shpejt që të jetë e mundur. ‘Mjekët më vizitiuan dhe miratuan kthimin tim në shtëpi ku do të pushoj akoma më mirë-tha Rossi-procesin e riaftësimit do ta nis sa më shpejt që të jetë e mundur. Të shohim si do të reagojë fiziku im përpara se të marr një vendim. Falenderoj stafin mjekësor të spitalit Riuniti të Anconës por edhe repartin e ndihmës së shpejtë. Ashtu sic e  kam thënë edhe më parë, do të bëj gjithcka është e mundur për t’u kthyer sa më shpejt në gara’.

sfidanti.al