UEFA hap hetimet; në Francë janë të sigurt: Paris Saint Germain rrezikon shumë

Paris Saint Germain po rrezikon shumë me lëvizjet që bëri në merkato gjatë kësaj vere. Ky është titulli i të përditshmes franceze ‘L’Equipe’  në artuikullin e publikuar në lidhje me hapjen e hetimeve nga ana e UEFA për të parë nëse është respektuar rregulli i Fair Play financiar. hetimi do të përqendrohet te bilanci financiar që kërkon një barazim mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Duket se vëmendjen më të madhe në këtë pikë do ta ketë pikërisht lëvizja për Mbappe të cilin PSG e mori në formë huazime me opsion blerjen për 180 milionë Eurove. Sipas UEFA kjo shifër duhet të pasqyrohet në bilancin financiar të këtij sezoni dhe jo në atë pasardhës sic pretendojnë drejtuesit e Paris Saint Germain. Ndërkaq, klubi parizien nëpërmjet Nasser Al-Khelaifi është shprehur i habitur nga hapja e këtyre hetimeve. Paris Saint Germain deklaroi se UEFA është mbajtur e informuar në cdo moment për cdo operacion të merkatos së kësaj vere. PSG shton se do të jetë në gjendje që të tregojë se është në linjë me rregullin e Fair Play Financiar për vitin fiskal 2017/2018

sfidanti.al