Maltë-Angli; premtoi në Twitter e mbajti fjalën; Jake Peachey pushtoi fushën

E bëri premtimin nëpërmjet rrjetit social Twitter dhe e mbajti fjalën sepse Jake Peachey është një person që nuk del asnjëherë nga fjala. I riu anglez ishte në stadiumin Ta Qali të  La Vallettës për të ndjekur ndeshjen mes Maltës dhe Anglisë për eliminatoret e Rusi 2018 e mbyllur 4-0 pë Tre Luanët. Por gjatë ndeshjes i lindi ideja duke shpikur një bast për rrjetet sociale. ‘Nëse më bëni 400 retweet, do pushtoj fushën-shkruante Jake në profilin e tij’. U tha, u bë! Në harkun e pak minutave Jake e kaloi kuotën e 400 retweet dhe ai nuk e mendoi dy herë por kaloi pengesat madje dribloi edhe punonjësit e sigurisë në stadium për të shkuar në drejtim të Rashford dhe Kane per t’i perqafuar madje hoqi edhe bluzën e tij. Kartoni i verdhë nga arbitri nuk erdhi, por bllokimi nga punonjësit e sigurisë po.

sfidanti.al