Kombëtarja shqiptare ka një tifoze të re. Ajo quhet Samanta Tonji, është italiane dhe për momentin është e dashura e trajnerit të ri të kuqezinjve, Kristian Panuçi. Balerina 36-vjeçare reagoi menjëherë pas suksesit të Shqipërisë ndaj Lihtenshtajnit, me një urim në rrjetet sociale.
“Shqipëri, bëj tifo për ty. Një punë super”, shkroi ajo në “Instagram”. Ajo ishte në “Elbasan Arena”, duke ndjekur ndeshjen eleminatore të Botërorit që përfundoi 2-0.
Bashkë me Samantën, një urim e bëri edhe djali i saj, Edoardo. “Fitore e madhe për Shqipërinë. Një punë shumë e mirë e trajnerit të ri, Kristian Panuçi”, shkroi 15-vjeçari, gjithashtu në “Instagram”.
Samanta Tonji u lidh me Panuçin 44-vjeçar verën e kaluar, ndërsa e mbajti të fshehtë këtë marrëdhënie për një kohë të gjatë, ndërsa prej disa muajsh e ka bërë publike.
Sfidanti.al