Monako ka shitur gjysmën e ekipit, sa ka fituar ekipi i Principates!

Ky klub i Principatës së vogël të Monakos, sezonin e kaluar, u bë një hit i vërtetë në skenën e madhe të futbollit evropian, kështu që edhe kutohet se përse klubet gjigantë të Evropës iu sulën dhe i “grabitën” atij futbollistët më të mirë, gjatë kësaj vere. Kë ekip “princëror” i entuziazmoi dashamirësit anekënd botës me futbollin e tij ofensiv, ndërsa arriti që të triumfoi, duke përbërë një sensacion më vete, në kampionatin francez, para PSZH-se franceze shumë më të pasur sesa Monako dhe duke ndërmarrë një aventurë të bukur në Ligën e Kampioneve të Evropës.

I pari nga ekipi iku portugezi Bernardo Silva që u ble për 15 milionë euro, por iu shit 50 milionë euro Mançester Sitit. Më pas, nga klubi u largua Timus Bakajoko, për sjelljen e të cilit Monako pagoi 8 milionë euro, por ia shiti Celsit 45 milionë euro. Siti bleu edhe një lojtar tjetër, mbrojtësin e majtë Benxhamin Mendi, për të cilin nxori nga “qesja” plot 57 milionë euro, pra pothuajse katër herë më shumë sesa Monako i pagoi Marsejës para 12 muajve (15 milionë euro). Pardje, u konfirmua edhe transferimi për te PSZH-ja i Kilian Mbapes që vlen 180 milionë euro, por klubi francez, sidoqoftë, i ra “unazës së madhe” që të mos shkelte parimin fair play të UEFA-s, duke e paraqitur kalimin e tij si një huazim! Për këtë sulmues super të talentuar francez, Monako nuk kishter paguar as edhe një milion! Klubi, në fakt, ka shitur edhe disa lojtarë të tjerë jo shumë të njohur, duke siguruar, gjithsej, më shumë se 350 milionë euro.

Sfidanti.al