Nejmari iku i lumtur, Kutinjo është i dëshpëruar se humbi Barcelonen

Nejmari zbuloi se Filipe Kutinjo është i dëshpëruar se nuk e realizoi dot transferimin nga Liverpuli për te Barcelona, gjatë kësaj vere. Tani që transferimi i Kutinjos për te Barça dështoi dhe shkak kryesor ishte vetë klubi i “të kuqve” që e kundërshtoi kategorikisht këtë transferim, duke mos pranuar që të hiqte dorë nga lojtari i vet më i mirë. Kutinnjo ka qenë “i dëmtuar” në këtë fillim të Premier Ligës, por, sidoqoftë, në ndeshjen kualifikuese kundër Ekuadorit, Kutinjo ishte një nga lojtarët kryesorë të “kariokave”, madje, shënoi edhe një gol mjaft të bukur, të cilin vështirë se do të mund ta realizonte një futbollist i dëmtuar!

Kutinjo shënoi gol dhe qau, ndërsa bashkëlojtari i tij te Brazili, Nejmar, tha mbas ndeshjes së Kutinjo është i dëshpëruar. “ Mua më vjen shumë mirë që ai shënoi gol, por, në këto momente, Kutinjo është i dëshpëruar, por, megjithatë, ai na ndihmoi shumë që ne të fitonim”, vuri në dukje Nejmari mbas fitores 2-0 të Brazilit ndaj Ekuadorit, duke siguruar edhe kualifikimin për në finale të Kupës së Botës Rusi-2018.

Sfidanti.al