Ka përfunduar afati kalimtar i verës, dhe Barcelona mbeti pa transferuar një tjetër lojtar të madh.
Barcelona ka dështuar ta transferojë Philippe Coutinhon dhe në orët e fundit ka dështuar dhe Angel Di Maria.
Sipas të së përditshmes spanjoll AS, afati kalimtar për Barcelonën ka përfunduar, me katalunasit që nuk do të tentojnë transferimin e lojtarëve të tjerë.
Sot, te shtunen, Soler dhe Drejtori Sportiv, Roberto Fernandez do të mbajnë një konferencë për media, ku do të japin shpjegime për këto dy dështime.
Barcelona si zëvendësues të Neymarit ka transferua vetëm sulmuesin francez Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro plus 42 të tjera bonuse.