Didier Deschamps ia mbyll sërish dyert e kombëtares franceze Benzemasë. Sulmuesi i Realit të Madridit është lënë jashtë skuadre edhe për ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit 2018 që ‘Blutë’ do të luajnë ndaj Holandës dhe Luksemburgut në 31 gusht dhe 3 shtator. Deschamps në një intervistë për ‘Le Parisien’ ka dhënë shpjegimin e tij për këtë vendim të marrë duke thënë se ka vendosur duke vënë në plan të parë interesin e skuadrës.’Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë-sqaron Deschamps- Nuk e bëra analizën duke menduar për individin, por për skuadrën përfaqësuese që në fakt qëndron mbi cdokënd. Në fund e bëra zgjedhjen time duke u bazuar tek ajo që është më e mira për Francën, gjithnjë kam vepruar kështu’. Karim Benzema nuk thirret në kombëtaren franceze që nga tetori i vitit 2015 kur shpërtheu edhe skandali për shantazhin ndaj Matthieu Valbuenës për një viteo erotike ku sulmuesi i Realit të Madridit u dyshua se ishte përfshirë. Situata nuk ndryshoi edhe pse drejtësia franceze ia hoqi kontrollin juridik francezit që i hapte rrugën për të qenë pjesë e ‘Bluve’.
sfidanti.al