Wanda Nara e tepron: Mauro Icardi vlen 250 milionë euro

Mauro Icardi po jeton një moment të artë. Sulmuesi i Interit ka shënuar 4 gola në 2 javët e para të kampionait ndërkohë që më në fund është grumbulluar edhe në kombëtaren argjentinase për të luajtur përkrah Dybalës dhe Messit. Kaq ka mjaftuar për bashkëshorten e tij, Wanda Nara që të shpërthejë në entuziazëm dhe për të lëshuar deklarata të ëmbla në favor të futbollistit. ‘Jam e vetmja bashkëshorte që i jep mundësi njeriut të saj të zemrës të përfitojë më aspektin financiar-tha Wanda Nara-Nga 14 milionë Euro, tani Icardi vlen 250 milionë Euro’.

sfidanti.al