Tani PSG i duhet të shesë futbollistë, por askush nuk dëshiron të largohet

Pasi bëri shpenzmin marramendës prej 400 milionë Eurosh për blerjen e Neymar, Mbappe dhe Berchiche dhe ndërsa  është në pritje të shpenzimit të 60 milionë Eurove të tjerë ndoshta për Fabinhon, Paris Saint Germain sheh t’I lindë detyrimi të largojë disa prej futbollistëve aktualë të tij . Kjo edhe për të vendosur një ekulibër në llogaritë e tij financiare. Janë  8 futbollistë që tashmë e shohin veten si kandidate per t’u larguar dhe mes tyre janë Di Maria, Pastore dhe Draxler. Klubit parizien i mbeten vetëm 2 ditë në dispozicion për të bërë largimet e dëshiruara, kështu që ka vetëm pak kohë për të bërë negociata. Por problemi për parizienët qëndron te fakti se askush prej lojtarëve nuk e dëshiron largimin nga kryeqyteti francez. Këtë fakt e provon cështja Lucas të cilin PSG donte ta përfshinte në bisedimet me Monaco për Mbappe në mënyrë që të mos paguante 180 milionë Euro. Po kështu e nxori veten jashtë merkatos edhe Draxler i ardhur në Paris në janar për 40 milionë Euro. Futbollisti gjerman deklaroi se ndihet mirë në Francë edhe pse agjenti i tij po kërkon ta sistemojë të ndonjë skuadër e Premier League. Di Maria është i përgatitur prej javësh për largimin e tij dhe ka qenë vazhdimisht në kontakte me Barcelonën. Argjentinasi vlerësohet 50 milionë Euro, por trajneri Emery e konsideron atë thelbësor në lojën e skuadrës së tij. Në këtë pikë spanjolli është gati të heqë dorë nga Pastore, por është ky i fundit që ka hapur pengesa me deklaratën e tij se ndihet 100% parizien. Por jo vetëm kaq.Një tjetër pengesë është edhe cështja e pagave. Të gjithë këta lojtarë përfitojnë shuma të mëdha nga kontratat e tyre me PSG, shuma që nuk mund të përballohen nga klubet e tjerë të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për të ulur sa më shumë vlerën e kartonave të tyre.

sfidanti.al