Thomas Muller është kthyer në një cështje te Bayerni i Mynihut. Sulmuesin gjerman e ka kapur inati me trajnerin Carlo Ancelotti dhe nuk ngurron të lëshojë akuza të forta në drejtim të italianit. Muller e nisi nga stoli ndeshjen e së shtunës me Verderin dicka të cilën ai nuk mundi ta kapërdijë dot. ‘Nuk e di se cfarë cilësish kërkon nga unë trajneri. Por ato që kam unë me siguri nuk janë ato që ai kërkon-tha Muller. Përgjigjja e Ancelottit ishte e menjëhershme me italianin që kërkoi të minimizojë sa më shumë polemikat. ‘Zgjedhjet e mia ishin të karakterit teknik-tha Ancelotti-Muller luajti shumë mirë nga momenti që hyri në fushën e lojës’.
sfidanti.al