Mbapen te Monako, cili do ta zëvendësojë? Selltiku i bie gjoksit

Largimi i futbollistit të ri të talentuar, Kilian Mbape, nga Monako është vetëm çështje kohe, kështu që ata që drejtojnë klubin “princëror”, kanë nisur që të kërkojnë një zëvendësues dhe “gishti” ka rënë mbi sulmuesin e Selltikut, Musa Dembele. Veç interesimit për këtë sulmues të ri francez, Monako është e interesuar që të sjellë në radhët e veta edhe sulmuesin e Ajaksit, Kasper Dolberg, si edhe futbollistin malazez, Stefan Jovetiç.

Dembele me ekipin e Selltikut, tanimë, ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, ndërsa është e sigurt se ekipi gjigant skocez pret një ofertë të majme për këtë futbollist 21-vjeçar. Dembele te Selltiku ka ardhur, verën e kaluar, nga Fullhemi për tre milionë euro dhe, sezonin e fundit, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit skocez, duke shënuar 32 gola në 49 ndeshje.

Sfidanti.al