Plas bomba: Aktivizohet klauzola e blerjes së Mesit nga..hakerat!

Qëkur javën e kaluar, profili i Tuitterit të Barcelonës u bë objektiv i një sulmi të hakerave,, një gjë e tillë duket se i ndodhi edhe Realit të Madridit. Sa për kujtesë, në rastin e hakerimit të profilit të Barcelonës, hakerat sollën Anhel Di Marian në “Kamp Nou”, ndërkohë që, kësaj here, ata sulmuan Realin, duke dashur që të tregojnë sesa e dobët është siguria e internetit. Siç e thamë edhe më lart, hakerat “pushtuan” profilin e Tëitterit të Realit dhe i uruan mirëseardhjen Lionel Mesit, madje, në disa gjuhë, ndërsa “përcollën”, pra, shiten Karem Benzeman!

Po të doni besoni ose mos besoni, por, duke pasur parasysh numrin e rituiteve, deri sa klubi “mbretëror” doli me një prononcim përgënjeshtrimi lidhur me sa më sipër, numri më i madh i njerëzve e kishte besuar se Lionel Mesi ishte bërë pjesë e Realit të Madridit!

Sfidanti.al