Është i ndershëm, punëtor dhe parimor. Sinisha Mihajloviç gjithsesi është edhe tipik ballkanas, madje tepër shumë i tillë, për të qenë një trajner shembullor në Serinë A. Serbi pati një episod të rëndë, në “sy” të kamerave, ndërsa Torino e tij fitoi 3-0 me Sasuolon. Miha e pati me të vetët, duke shtyrë gjithë nerva fare hapur, ndihmësit e tij Atilio Lombardo e Luka Kastelaci. Shkaku? Një gabim në zëvendësim, pasi ata kishin bërë gati Rinkonin në vend të Akuah që u përzgjodh nga trajnerin, ndërsa rezultati ishte 1-0 në minutën e 80-të. Kjo e bëri Sinishën që ta humbiste fare, ndërsa Rinkon nuk hyri në fushë dhe Obi nuk doli. Veçse, në fund ishte pikërisht Obi që shënoi golin e tretë.
“Kërkoj falje, – tha menjëherë pas ndeshjes Mihajloviç, – i kërkova falje ndihmësve të mi në dhomën e zhveshjes, por për fat të keq, këtë tip kam dhe nuk e ndërroj dot. Gjithsesi, gabimi mbetet dhe goli i Obit nuk ndryshon asgjë. Ndeshjet vendosen edhe nga detajet më të vegjël, ndaj nuk mund të lejohet të gabohet me zëvendësimet”. Shpresohet që Sinisha të mbledhë veten, ndërsa ai vetë shpreson që Andrea Beloti të mos largohet, edhe pse u shpreh se “Beloti tregoi se vlen 100 milionë euro”, pas golit me roveshatë që sulmuesi shënoi ndaj Sasuolos.
Sfidanti.al