Aleksis Sançez, qeshja ironike në “Anfild” flet shumë për të ardhmen

Ai u rikthye për Arsenalin dhe pikërisht në ndeshjen më të keqe. Aleksis Sançez ishte 62 minuta në fushë, por nuk mundi të bënte asgjë përballë Liverpulit që fitoi 4-0. Arsen Venger, trajneri i tij, kishte shpresuar për diçka më shumë, por kjo nuk ndodhi, madhe duket se Sançez po mendon diçka. Çfarë pikërisht? Një qeshje nën buzë, e fshehur me dorë, por e diktuar nga kamerat dhe fotoaparatet flet vetë për atë që ndjen ai për gjendjen e Arsenalit, apo më mirë të themi për “veprën” e trajnerit të tij, Venger.

Me siguri, Sançez thellë në vetvete mund të ndihet pak i kënaqur, me një lloj revanshi, që punët e trajnerit që nuk e deshi, nuk po shkojnë siç pritej. Me 4 ditë të mbetura nga “dritarja” e transferimeve, duket se Arsenali do të dorëzohet dhe do ta lejojë largimin e kilenit. Kjo, për të fituar të paktën një sasi të madhe parash (ndoshta 40 milionë euro), të cilat Mançester Siti është gati t’i japë. Venger nuk besohet se ka më shpresë për titullin, edhe pse kemi edhe 9 muaj sezoni përpara.

Sfidanti.al