Xhixhi Donaruma nuk lëvizi dhe nuk shkoi askund. Reali nuk e mori dot David De Gean dhe po mban fort Kejlor Navasin, ndërsa emra të mëdhenj si Nojer, Bufon apo Çeh nuk luajnë nga “istikami”. Vetëm me Neton që shkoi nga Juventusi tek Valencia nuk mund të quhej një verë e pasur me emocione për rolin e portierëve. Ja ku mendon Paris SG që vazhdon ofensivën për t’u përforcuar në çdo repart.
Një sinjal u dha nga “San Paolo”, ku Pepe Reina u duk sikur i dha lamtumirën stadiumit dhe tifozëve pas fitores 3-1 ndaj Atalantën në Serinë A. E vërteta është pikërisht kështu, Reina dëshiron të largohet dhe PSG e kërkon, duke i premtuar edhe rolin e titullarit. Një portier me kaq shumë përvojë si spajnolli do t’i ndihmonte parizienët që ta kishin më të lehtë në Champions. Gjithsesi, Napoli nuk dëshiron ta lëshojë, pasi rëndësia e Reinës është e madhe. “Telenovela” mund të shkojë në “serinë e fundit”, nëse napolitanët gjejnë zëvendësuesin dhe ky mund të jetë Minjole i Liverpulit. Jo më kot, Klop nuk e aktivizoi fare në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Sfidanti.al