Real, Federata të bëri të priste 98 ditë për të marrë trofeun!

Nuk ndodh shpesh, madje thuajse nuk ndodh kurrë, që një trofe i madh i fituar në 21 maj, të dorëzohet në 27 gusht. Ja pra, që kështu i ngjau Realit të Madridit, që mori kupën e Ligës përpara ndeshjes ndaj Valencias. Kapiteni Sergio Ramos, i pezulluar, u paraqit së bashku me kapitenin e takimit, Marselo, për ta ngritur të dy trofeun e madh. Arsyeja e vonesës? Shumë banale në pamje të parë, Federata nuk ia dorëzoi Realit protokollin në kohën e duhur, por vetëm në fillim të këtij sezoni, dhe pa protokoll asgjë nuk bëhej, ndërsa trofeu është pronë e Federatës.

Jo vetëm kaq! Ishte fat që presidenti i Federatës, i turpëruari dhe akuzuari Angel Maria Vijar, mundi që të ishte në ceremoni, sepse nëse nuk do të kishte qenë, kupa sërish nuk do ishte dorëzuar, pasi protokolli detyron që këtë ta bëjë vetëm presidenti. Në maj, Ronaldo, Bejl dhe Modriç u shprehën hapur të zemëruar që nuk festuan me kupën. Ndërkaq, në “Bernabeu” ishin sjellë edhe Superkupa e Spanjës dhe Superkupa e Europës, por sërish pati një çudi, mundoi kupa “me veshë”, ajo e Championsit, që duhet të jetë harruar në muzeumin e klubit.

Sfidanti.al