Plot pesë ekipe nga ish-Jugosllavia do të luajnë në fazën e grupeve në Evropë, mbas kompletimit të fazës play off në Ligën e Evropës, që përbën një sukses historik për rajonin tonë. Madje, 10 ekipe nga rajoni luajtën në raundin kualifikues përfundimtar, ndërkohë që pesë do të vazhdojnë edhe më tej.
Në vjeshtë, në skenën evropiane të futbollit, do të vazhdojnë të konkurrojnë Vardari i Shkupit, Maribori slloven, Rieka kroate dhe dy ekipet e njohur beogradas, Partizani dhe Cërvena Zvezda.
Sfidanti.al