Afrojnë ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018 dhe për trajnerët e përfaqësueseve ka ardhur koha që të publikojnë listat e futbollistëve të përzgjedhur për ndeshjet e radhës. E ka bërë këtë edhe Julen Lopetegui trajneri i Spanjës e cila do të përballet me Italinë dhe Lihtenshtejnin. Risia në listën e futbollistëve të grumbulluar për La Rojan është prania e David Villës i cili do të zëvendësojë Diego Costën me këtë të fundit që ndodhet në Brazil në pritje për të zgjidhur problemet e krijuara me Chelsean. David Villa është shënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses spanjolle me 59 giola të shënuar në 97 ndeshje. Herën e fundit që sulmuesi 35 vjeçar u pa të luajë me fanelën e Spanjës ishte në Botërorin e Brazilit në 2014, eveniment ku Spanja u eliminua që në fazën e grupeve.
sfidanti.al