Kristiano pritet të jetë fitimtari i një trofeu të madh, të kthyer sërish në origjinë. “Topi i Artë” nuk do të përcaktohet më, nga FIFA, me votat e trajnerëve të kombëtareve, kapitenëve të ekipeve përfaqësuese dhe gazetarëve të përcaktuar në të gjitha vendet e botës, të anëtarësuara në “qeverinë e futbollit” në rruzull.
Revista prestigjioze “Frans Futboll” do të ketë të drejta të plota ndaj çmimit më të madh për individët në futboll, duke marrë në zotërim “pronën” e krijuar nga ajo vetë. I insur në 1956 nga media e shquar franceze, “Topi i Artë” u bë tepër i famshëm dhe FIFA vendosi 6 vjet më parë që t’i bënte shoqëri.
“Frans Futboll” ka publikuar edhe listën me 30 futbollistët që do të pretendentojnë suksesin në 2016. Mes tyre padyshim Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi, por edhe emra të tjerë të njohur si Garet Bejl, Xhanluixhi Bufon, Sergio Aguero, Pier-Emerik Obamejang, Kevin De Brujn, Diego Godin, Antuan Grizman, Paulo Dibala apo Gonzalo Higuain.
Fituesi lajmërohet në 13 dhjetor dhe favorit pritet të jetë Kristiano Ronaldo. Nëse do t’ia dalë, portugezi do të mbërrijë në shifrën e 4 Topave të Artë në karrierë, një më pak se rekordmeni Mesi, por duke lënë pas legjenda të tilla si Johan Krujf, Mishel Platini e Marko Van Basten.
B. Kuka