Skiatori francez Aleksis Pinturo, me kohën 1’04”38 kryeson pas turit së parë të slalomit gjigand, që u zhvillua në Soelden të Austrisë. Kjo është edhe gara e hapjes e sezonit 2016-2017 e kupës së Botës. Kohën e dytë, me 17 të qindat më shumë e arriti kampioni absolut, austriaku Marcel Hirsher, i cili është edhe fituesi i pesë edicioneve të fundit, Ndërsa vendi i tretë ishte një surprizë. Vetëm me 20 të qindat më shumë se francezi i vendit të parë, finishin e ka kaluar një skiator i ri nga Zvicra, Justin Murisier. Gara e dytë do të zhvillohet në datën 13 nëntor, ndërkohë që ky sezon premton se do të jetë shumë më interesant.