Zverevi mund në mënyrë ekspres “veteranin e artë” Federer në finale

Tenisti gjerman, Aleksander Zverev, është fituesi i Kupës Roxhers që u zhvillua në Montreal në kuadrin e serive “Masters”, pasi mundi në finale, në një mënyrë eksprese dhe lehtë, për habi të të gjithëve, tenistin zviceran Rozher Federer. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 (6-3,6-4) me sete në favor të Zverevit, të cilit nuk iu desh që të triumfonte në finalen e lartpërmendur më shumë se 68 minuta!

Në këtë mënyrë, tenisti i mësipërm gjerman e ndërpreu serinë e fitoreve të Federerit prej 16 ndeshjesh në turnetë e këtij viti, duke i shkaktuar atij (Federerit) humbjen e tretë më 2017.

Për Zverevin, ky është trofeu i gjashtë që ai fiton gjatë këtij viti dhe i gjashti, gjithsej, në karrierën e tij. Më 2017, ai ka fituar në turnetë e zhvilluar në Monpelje, Mynih, Romë, Uashington dhe Montreal, ndërsa humbi në finale të turneut në Hale të Gjermanisë, pikërisht, ndaj Federerit.

Sfidanti.a;