Turpërimi në Superkupë ka bërë që Barcelona të hidhet në “sulm frontal” për të marrë Usman Dembelenë dhe Filip Kutinjon. Mediat në Katalonjë janë të bindura se klubi do t’i ketë të dy futbollistët ofensivë brenda afatit që përfundon në 31 gusht. Sinjalet janë që kjo mund të bëhet pasi të dy janë jashtë ekipeve në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa një informacion vjen nga “Sport” e Barcelonës.
“Dortmund do të pranojë 100 milionë euro për Dembelenë, por kërkon 30 milionë euro si shpërblime në bazë të arritjeve të ndryshme të lojtarit”, shkruan gazeta. Po 100 milionë euro pritet të kushtojë Kutinjo, me Liverpulin që mund të kërkojë edhe më shumë para si “bonuse”.
Sfidanti.al