Xhaka sinjal për Panuçin, shqiptarët e patën festë në Zvicër!

Një kënaqësi në pritje të paqes me trajnerin Panuçi. Taulant Xhaka ishte jo vetëm në formacion, por edhe në tabelën e shënuesve për kampionen Bazel, në suksesin e arritur në Kupën e Zvicrës. Shifrat ishin 2-0 në fushën e ekipit modest Vetsvil Bonshteten. Mesfushori mbrojtës me origjinë nga Kosova dha sinjal se gëzon formë të mirë dhe Panuçi besohet se do t’i japë një tjetër shans për t’u kthyer në kombëtare.

Gol edhe nga lojtari tjetër i kombëtares, Ermir Lenjani. Më në fund i stabilizuar në Zvicër, ai gjeti rrjetën për Sionin, që triumfoi 9-1 në Grenihen. Lenjani dha edhe më shumë kontribut me asistë, dhe po ashtu shkëlqeu Burim Kukeli, me shqiptarët që i kanqë dhënë më shumë klas ekipit të trajnerit Tramexani, ish-ndihmës i De Biazit në kombëtare.

Albion Avdijaj ishte një tjetër futbollist kuqezi i suksesshëm. Sulmuesi i Shqipërisë U21 realizoi golin e shtatë në fitoren 10-0 të Grasshopersit në stadiumin e ekipit amator, Romontua. Ishte një ndeshje e veçantë pasi për Grasshopersin gjashtë gola u shënuan nga lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, Fazlliu dhe Kamberi, që të dy nga tri herë.

Rrjetë edhe nga një tjetër lojtar që ka luajtur për Shqipërinë U21. Ai është Gjelbrim Taipi që shënoi me penallti në suksesin po ashtu të thellë të Sent Galenit në fushën e Badenit, 8-3.

Sfidanti.al