Liverpuli po tregohet i fortë dhe po e ndëshkon Filip Kutinjon, por Dortmundi duket se do të zgjedhë strategji tjetër. Me klubin anglez që e ka ulur në stol brazilianin dhe që ia ka hequr tashmë fotot nga tendat e dyqaneve zyrtare, ai gjerman po bën diçka tjetër, por kërkon pasardhës për Usman Dembelenë. Sulmuesi 20-vjeçar ende nuk është i Barçës, por besohet 100 milionë euro do ta bindin Borusian, që ka fiksuar një treshe “sozish” të francezit. Mediat shkruajnë se tre kandidatët janë Injaki Uilliams i Atletikut të Bilbaos, Maksuell Korne i Lionit dhe Federiko Kieza i Fiorentinës.
Sfidanti.al