Kondogbia mund të largohet, edhe pse Spaleti nuk është dakord me mënyrën sesi po sillet francezi, po ashtu Gabigol besohet se nuk bën pjesë në planet e tij, por Interi 2017-2018 pritet të jetë shumë i fortë. E garanton jo vetëm trajneri me traditën e futbollit sulmues dhe të bukur tek Roma apo Zeniti, por edhe mënyra sesi po përpiqet ta ndërtojë skuadrën. Me ardhjen e Skriniarit dhe Veçinos, janë shtuar centimetra dhe aftësi garuese, ndërsa Borha Valero është njeriu i talentit, mendja e ekipit në çdo zonë të fushës.
Në krahun e majtë ka ardhur braziliani i talentuar Dalbert, ndërsa në të djathtë pritet francezi i kulturuar dhe i zoti i PSG-së, Orie. Emre Mor është një hap larg për të forcuar sulmin, por po ashtu Jan Karamoh i Kaenit në Francë, që ka kontratë deri në janar-shkurt 2018. Për të, Interi jep 6 milionë, plus bonueset, ndërsa Kaeni kërkon 10 milionë. Dëshirë e madhe është Keita i Lacios, edhe pse Juve ndodhet në pozicion më të mirë, dhe po ashtu Jarmolenko i Dinamos së Kievot. Gjithsesi, dëshira kryesore dhe me shpenzimin më të madh, mund të jetë Patrik Shik i Sampdorias. Juventus u tërhoq pasi dyshoi për problemet në zemër, por gjithçka është në rregull dhe Interi duket se është dakordësuar me Sampdorian për rreth 30 milionë euro.
Sfidanti.al