Në pritje të sezonit të ri, Ronaldo pushime në jaht luksoz me Georginën

Cristiano Ronaldo vazhdon pushimet e tij përpara fillimit të sezonit të ri futbollistik. Ylli i Realit të Madridit dhe e fejuara e tij shtatzënë, Georgina Rodriguez, janë pikasur teksa relaksoheshin në një jaht luksoz të cilin futbollisti e kishte marrë me qera për 40 mijë Paund në javë. Cristiano Ronaldo është baba i tre fëmijëve, Cristiano Jr dhe binjakëve Eva e Mateo të tre të lindur nga nënë mbartëse. Tani 32 vjecari dhe Georgina do të kenë fëmijën e tyre të parë. Ndërsa  Ronaldo pushon, skuadra e tij Reali i Madridit po përgatitet për Superkupën Evropiane që do të luajë ndaj Manchester United javën e ardhshme dhe që sulmuesi nuk do ta luajë.

sfidanti.al