Al Helaifi: Nejmar? Flasim një herë tjetër për këtë çështje!

Ai është nga Lindja e Mesme dhe lajmi në Europë vjen pikërisht nga “Bota e Tretë”. Sheiku Naser Al Helaifi është një miliarder, veçse nga vendet arabe, dhe intervistën e parë për çështjen “Nejmar” e jep për një media nga Maroku. “Shpresoj të flas një herë tjetër për këtë temë, – u shpreh presidenti i Paris SG-së për televizionin “Media 1 TV”, – çdo gjë duhet bërë në kohën e vet”. Al Helaifi, ndoshta, nënkupton se dëshiron të flasë kur Nejmar të jetë futbollist i parizienëve, veçse ai shton se si president është njeri i ndershëm, dhe po ashtu klubi i tij është i ndershëm.

“Gjithçka duket e parakohshme, po thuhen gjëra që nuk kanë ndodhur, – theksoi Al Helaifi, – Nejmari është lojtar i Barcelonës dhe të shohim se çdo të ndodhë me të. Ne i respektojmë të gjitha kontratat e klubeve dhe lojtarëve të tjetër”. Presidenti i PSG-së e jep këtë përgjigje për vendimin e Barcelonës për të shkuar në gjyq duke akuzuar klubin francez se ka shkelur rregullat.

Sfidanti.al