Simeone ndihet i lumtur që Barcelona lakmon Grizmanin!

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, thotë se është i kënaqur që një ekip, si Barcelona, është i interesuar për lojtarin e tij më të mirë, Antoan Grizman, klauzola e blerjes së të cilit është 100 milionë euro. Në medime të ndryshëm, kohët e fundit, është shkruar se, nëse Nejmari transferohet për te PSZH-ja, trashëgimtari më i mirë i tij në “Kamp Nou” do të ishte Grizmani. “Nuk shqetësohem se tregohet interesim për Grizmanin. Përkundrazi, unë ndjej kënaqësi që një nga klubet më të mirë në botë interesohet për futbollistin tim. Kjo gjë tregon qartë sesi punojmë ne”, thotë Simeone.

Atletiko e Madridit, gjatë këtij sezoni veror transferimesh, nuk ka të drejtë të marrë lojtarë të rinj, kështu që ky klub spanjoll u përpoq që t’i mbante të gjithë lojtarët e vet të mirë dhe ai pati sukses në këtë përpjekje.

Sfidanti.al