Panuçi hoqi  fotot e De Biazit nga muret, fantazma i shfaqet mbi ..kodër!

Janë hequr fotot e Kombëtares me De Biazin nga muret e FSHF-së, por si për inat të urdhërit të Panuçit , ndofta nga vapa e madhe, ndofta nga mania jonë, posterat mbi Kodrat e Tiranës, ku Xhani De Biazi vazhdon të na fshijë lotët, duket sikur  kanë shtuar përmasat.  Mund të jetë iluzion optik, sepse Kombëtarja është vendi ideal për t’i parë gjërat  me zmadhim, sidoqoftë, Kristiano Panuçi nuk do të dëshironte ta shikonte ate stërfoto sa herë që shkon për në Rinas. Në zyrat e FSHF-së dëgjon lajmin e mirë se shumë shpejt ajo foto do të zbresë nga mali, edhe të tjera do të zhduken ditë pas dite, por si do t’ia bëjmë më zërin. Xhani flet shpesh për hallet tona, aq sa duket i pavërtetë lajmi se nuk do të jetë më në stolin tonë, as në krevatin e lumturisë me presidentin që sa më shumë tradhëtohej natën , aq më shumë putheshin ditën për publikun..

Panuçit i kanë thënë qysh në ditët e para se duhet të mësohet të punojë  me  Kombëtaren, pa u merakosur shumë nga ato që do të dëgjojë,  sepse ka shkelur në tokën ku futbolli nuk luhet me top më shumë sesa me fjalë. De Biazi u tregua mjeshtër  për ta shfrytëzuar këtë “minierë floriri”, sa thonë që  Panuçi edhe sikur të ketë durim ..Kristian, nuk do të mundet  të futet dot  në brendësi të lojës që luhet  jo vetëm në fushë. Edhe këto ditë, kur nga brigjet e Italisë mbërrin këshilla e De Biazit për Panuçin “ Kujdes nga Xhaka dhe nga Kaçe” , të duket si një loje  bilardo që vazhdon ,sepse tradhetitë e mëdha  nuk mbajnë emra futbollistësh..

Sfidanti.al