Mjaftoi “saga Nejmar” që shumëçka në botën e futbollit të pësonte një ndryshim të madh. Ende nuk është harruar se përpara sesa të ndodhte “Lufta e Tretë Botërore” për brazilianin, ylli i transferimeve quhej Kilian Mbape. Rekordi botëror do të shkonte në 130 apo 135 milionë euro, sipas llogarive të Monakos, ndërsa Reali ishte klubi i përzgjedhur për të paguar. Jo, më! Francezët kanë rritur pretendimet në 200 milionë euro, duke bërë një llogari të ftohtë se pikërisht Barcelona mund të jetë e interesuar për të hyrë në garë, për të zëvendësuar Nejmarin me një 18-vjeçar që pritet të bëhet sulmuesi më i fortë në botë. Vetë Mbape ka kërkuar (sipas mediave) që të luajë me Realin, edhe pse është kthyer në stërvitje me Monakon, ku duket se do të luajë në fillimin e Ligës së Parë franceze këtë fundjavë, por gjithsesi, adoleshenti nuk do të mërzitej shumë nëse do të vishte fanelën e Barçës.
Sfidanti.al