Mediumet francezë shkruanë se PSZH-ja dëshiron që ta shpejtojë transferimin e Nejmarit, ndërkohë që “shenjtët” i kanë dërguar njëultimatum Nejmarit. PSZH-ja ështëgati që të shkruajë faqe të reja të historisë së futbollit, duke shprehur gatishmërinë që të paguajë plot 222 milionë euro që ta sjellë këtë futbollist brazilian në radhët e veta. Përgjithësisht, thuhet se Nejmari, fillimisht, dha “dritën e gjelbër” për transferimin e tij, por, tani, ai është në dilemë, pasi bashkëlojtarët e tij barcelonas po përpiqen që t’ia ndërrojnë mendjen.
Kryesia e PSZH-ja është e ndërgjegjshme se, sa më shumë që të zgjatet kjo “histori”, aq më e komplikuar do të jetë që Nejmari të mbërrijë në Parkun e Princave. “L’Ekip” shkruante, dje, se kryesia e PSZH-së i ka vendosur utimatum kapitenit të “kariokave”, duke i kërkuar atij që ta marrë vendimin përfundimtar deri në fund të javës së ardhshme.
Sfidanti.al