Tifozët e Realit nuk do ta falin lehtë Ronaldon!

Pasi u akuzua se kishte fshehur taksat në Spanjë, Ronaldo i zemëruar kërkoi që të largohej nga Reali dhe, qershorin e fundit, u fol shumë për largimin e tij për te Mançester Junajtidi ose PSZH-ja që u bë edhe teme qëndrore në median sportive. Por,sidoqoftë, kryesia e Realiti qetësoi “ujrat” dhe e mbajti atë në klubin “mbretëror”, gjë që e konfirmoi të hënën e kaluar. “Ishte diçka e shkëlqyer që, gjatë vitit të kaluar, ne arritëm që të fitonim trofetë më të rëndësishëm, përfshi edhe ata individualë. Do të jetë mirë që t’i përsërisim këto suksese”, i deklaroi Ronaldo gazetës “Marka”.

Sigurisht që qëndrimi i Ronaldos te Reali është një lajm i mirë, por, siç shkruan “Marka”, tifozët e Realit nuk do t’ia falin lehtë ofendimet dhe kërcënimet se ai do të largohej nga ky ekip madridas. Në të vërtetë, Ronaldo, edhe më parë, nuk ka qenë ndonjë beniamin i madh midis tifozëve të Realit, kështu që, në shpesh raste, janë dëgjuar dhe ka shumë mundësi që të dëgjohen akoma fërshëllima në adresë të tij. “Ronaldo u ka borxh tifozëve të Realit shumë më tepër sesa një deklaratë se ai do të vazhdojë që të fitojë trofe dhe ata presin që ai t’u kërkojë atyre falje, sepse, gjatë më shumë se një muaji, ai heshti lidhur me qëndrimin ose largimin e tij, kur duhej të prononcohej qartë publikisht. Ai edhe mund të kërkojë falje, por tifozët ai i ka larguar edhe më tepër”, shkruan “Marka.

Sfidanti.al