Pa Gjokoviç  US Open humbet nje nga shpirterat e shenjte te raketes

Dëmtimi që tenisti serb, Novak Gjokoviç, pësoi në çerekfinalen e Uimbëlldonit, ku ia dorëzoi ndeshjen tenistit çek, Tomas Berdih, është më seriozsesa mendohej fillimisht, kështu që ai nuk do të marrë dot pjesë në turneun US Open, megjithëse, paraprakisht, kishte shënuar emrin e tij për pjesëmarrje. Këtë e deklaroi mjeku ortoped i përfaqësueses serbe, Zdenko Milinkoviç, në “Sportski Zhurnal”.

“Nole duhet të pushojë 6-12 javë, në varësi të faktit sesi do të shkojë rehabilitimi. Gjatë kësaj periudhe, ai nuk duhet ta kapë raketën me dorë. Ai nuk duhet të stërvitet, pasi kështu dëmtimi që ka lidhje me kockat, nuk do të mund të kurohet mirë”, vuri në dukje mjeku i lartpërmendur serb.

Duke qenë se turneu US Open, në Nju Jjork, fillon mbas pesë javësh, shanset që Novaku të marrë pjesë në të janë minimale. Burme të afërt me tenistin serb thonë se ai mund të pauzojë deri në fund të vitit.

Sfidanti.al