Për dopingun nuk ka kufi: Një atlet 60-vjeçar pezullohet katër vite!

Agjencia amerikane e Antidopingut (USADA) pezulloi një atlet 60- vjeçar, për shkak të përdorimit të dopingut. Emri i tij është Skot Makferson, është 60 vjeç dhe ai u dënua me katër vite pezullim, për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara. Ky sportist amerikan është kampion moshe në dy disiplina, në ecjen e shpejtë në 1 dhe 3 kilometra.

Makfersonit do t’i hiqen titujt dhe ai do të jetë i detyruar që të kthejë medaljet, duke qenë se në testin e urinës atij iu gjet një lloj steroidi i ndaluar. Komisioni i USADA-s reagoi menjëherë, duke e pezulluar atë katër vite.

Sfidanti.al