Ronaldo zbulon emrat e konkurrentëve , por s’tregon fituesin …

Kristiano Ronaldo me Realin e Madridit fitoi Ligën e Kampioneve, ndërsa me Portugalinë Kampionatin e fundit Evropian dhe, kështu, ishte e qartë se ai do grumbullonte të gjithë çmimet ndërkombëtarë. Në fakt, pikërisht, kjo gjë edhe ndodhi, pasi ai fitoi “Topin e artë” të katërt, ndërkohë që në duart e tij përfundoi edhe çmimi i lojtarit më të mirë, “The Best”, që FIFA, vitin e kaluar, e ndau për herë të parë. Ronaldo është kandidati kryesor që t’i ftojë këta dy çmime edhe këtë vit, duke qenë se me Realin ai arriti që të mbrojë titullin e kampionit të Evropës, si edhe që të fitojë kampionatin spanjoll, për herë të parë, qëkur Realin e drejtonte Zhoze Murinjo. Sidoqoftë, Ronaldo e di se, këtë vit, rivaliteti do të jetë i fortë dhe, sipas tij, ai, së bashku me katër lojtarë, do të luftojnë për çmimet individualë më prestigjiozë.

“Lufta do të zhvillohet mes nesh dhe unë e kam fjalën për veten, Mesin, Nejmarin, Levandovskin dhe Iguanin. Kjo lloj lufte më motivon mua çdo vit që tëbëhem më i mirë. Më të mirët, gjithnjë, duan që të konkurrojnë me më të mirët. Asnjeherë, mos e humbisni përqendrimin, sepse, gjithnjë, vijnë të rinj.

Sfidanti.al