E thotë Mike Tyson: McGregor rrezikon të vritet ndaj Mayweather.

Mike Tyson nuk i jep asnjë shans për fitore sfidantit të Floyd Mayweather në duelin  që do të mbahet në Las Vegas në 26 gusht, Conor McGregor. ‘Nëse do të më takonte mua që të ndeshesha me McGregor, do ta lejoja atë që të përdorte shkelmat dhe goditjet me gju-ishte deklarata e Iron Mike-Ai bëri gabimin më të madh kur mendoi se mund të sfidojë një boksier që nuk ka pësuar humbje prej 49 ndeshjesh në disiplinën e tij. Mcgregor rrezikon të vritet. Ai nuk do të mund të përdorë as të gjuajë me shkelma e as të kapet pas kundërshtarit, gjë që e ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij, kështu që nuk ka asnjë shans. U zemërova për këtë sfidë sepse mendova se do të aplikoheshin rregullat e MMA dhe jo ato të boksit profesionist sepse këtu është i gjithë problemi’

sfidanti.al