Milani turpëron Bajernin e Mynihut,media gjermane e copton fare

Përforcimet e reja që ka marrë Milani, i kanë dhënë atij një imazh krejt të ri , përsa flet edhe fitorja e thellë e tij ndaj Bajernit të Mynihut. Milani e mundi ekipin kampion të Bundesligës gjermane me rezultatin e thellë 4-0, në një ndeshje të zhvilluar në kuadrin e Kupës Ndërkombëtare. Ne Gjermani e kane quajtur Bajernin si nje ekip qe edhe kur ishte ne fushe vazhdonte “lahej ne pishine”.

Formacioni i “rosonerëve”, në fakt, ishte i  larmishëm, ndërsa bavarezët nxorën në fushë formacionin e tyre më të mirë, por, sidoqoftë, Milani i shfrytëzoi në maksimum të gjithë shanset që iu krijuan. Frank Kesi ishte i pari që i dha Milanit avantazhin, ndërkohë që Kurtone i ri shënoi dygola deri në fund të pjesës së parë. Pak minuta para përfundimit të të gjithë ndeshjes, përforcimi i ri, turku Hakan Calanoglu, shënoi edhe golin e 4-t për “kuqezinjtë” milanezë.

Sfidanti.al