Milan-show në Kinë, i jep leksion Bayernit të Mynihut; 4-0

Ishte një Milan ëndrrash ai që u pa në ndeshjen me Bayernin e Mynihut në sfidën e vlefshme për International Champions Cup. Në Kinë, skuadra e Vincenzo Montellës u dha një leksion të mirë bavarezëve duke i shkatërruar me rezultatin 4-0 sikur donin të tregonin se vunë mend pas disfatës me Borussia Dortmund. Ai që mendoi të zhbllokojë rezultatin ishte blerja e kësaj vere e kuqezinjve Kessie, më pas rolin e protagonistit e mori i riu Cutrone që shënoi dy herë për kuqezinjtë që nuk kishin më frena në këtë përballje me gjigandët gjermanë të drejtuar nga Ancelotti duke gjetuir edhe golin e katërt. Ishte një tjetër prurje e re e Milanit ai që ndëshkoi Bayernin dhe bëhet fjalë për Calhanoglu që fiksoi shifrat 4-0 për Milanin. Çfarë do të presim nga ky Milan i ri?

sfidanti.al