Neymar ka shkaktuar një kaos të madh në media ditët e fundit. nuk janë të pakta lajmet kontradiktore që janë publikuar në lidhje me të ardhmen e brazilianit për të cilin u fol shumë për mundësinë e kalimit te Paris Saint Germain me këtë të fundit që u fol se do të paguante klauzolen 220 milionë Euro të brazilianit. Ai që jep një sqarim për të ardhmen e Neymar është zv/presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre. ‘Jam 200% i sigurt se Neymar do të qëndrojëe me ne-tha Mestre-për më tepër lexova që PSG ka përgenjshtruar lajmin se do të paguajë klauzolën e kontratës së futbollisti’.
sfidanti.al