Kristiano Ronaldo ka bërë bujë jo me një gol spektakolar, as me ndonjë gjest bamirësie, por me një veprim të pamenduar mirë. Ka postuar një foto pranë bustit të Buddha-s, që ndodhet në oborrin e shtëpisë së tij në Madrid. Ku qëndron problemi: ka vendosur këmbën mbi statujën dhe ky gjest ka fyer gjithë botën budiste. Reaksioni është kaq i madh, sa kampioni portugez , që me këmbët e tij ka pushtuar mbarë rruzullin, pikërisht nga keqpërdorimi i tyre… ka shkaktuar një valë të madhe zemërimi.
Komentet nuk e kursejnë kampionin: “ I parespektueshëm! Si guxon të vërë këmbën mbi Gautama Buddha-n. Nuk e besonim që Ronaldo mund të bënte një budallëk të tillë..”