Presidenca e re e Milanit, tanimë, e ka dërguar ofertën e parë për sulmuesin italian Andrea Beloti, ndërkohë që dihet se klubi milanez po zhvillon një sezon fantastik transferimesh gjatë kësaj vere. Deri tani, ky klub italian ka arritur që të sigurojë 10 përforcime të reja dhe, tani, atij i mungon vetëm një sulmues që ta kompletojë plotësisht ekipin e ri. Objektiva, tani, janë Nikolla Kaliniç i Fiorentinës, Pier Emerih Obamejangu i Borusias së Dortmundit dhe Andrea Beloti i Torinos.
Nga të tre të lartpërmendurit, Beloti është objektivi kryesor, i pasuar nga Obamejangu dhe Kaliniçi si opsion rezervë. Milani, tanimë, ka dërgur ofertën e parë për Belotin qëështë 40 milionë euro plus Gabriel Paletën dhe Mbaje Niangun, por Torino refuzoi. Dihet se çmimi i blerjes së kontratës së Belotit është 100 milionë euro, por kjo vlen vetëm për klubet që nuk bëjnë pjesë në Serinë A italiane.
Sfidanti.al