Duket se Reali po ha inat: Perezi kërkon “pasuri” të tërë për Moratën!

Mançester Junajtidi duket se nuk do ta ketë të lehtë që ta sjellë Alvaro Moratën në “Old Traford”, pasi kryesia e klubit të Realit të Madridit ka refuzuar që ta ulë shumë që kërkon për këtë golashënues. Junajtidi, në fakt, ka rënë dakord për kushtet me vetë lojtarin, por, megjithëse pritej që bisedimet të përfundonin shpejt me marrëveshjen përkatëse, ato po zhvillohen ngadalë. Shkaku, sipas medias, duket se duhet të kërkohet tek inati që po ha, tani, njeriu nr.1 i Realit, Florentino Perez, që nuk do që ta ulë çmimin e shitjes së Moratës.

Me këtë rast, media, duke iu referuar presidentit të Realit, kujton bisedimet e gjata për angazhmin e portierit të Junajtidit, David de Gea, çmimin e të cilit klubi anglez nuk donte që nuk donte që ta ulte vjet, duke kërkuar për të një kompensim prej 80 milionë eurosh. Tani është radha e Perezit që të insistojë, duke kërkuar nga Junajtidi plot 90 milionë euro për Moratën dhe duke refuzuar, fillimisht, 55 milionë euro dhe, më pas, 70 milionë euro që ofroi klubi i “djajve të kuq”!

sfidanti.al