Muza e Bayernit të Mynihut, Jordan Carver ‘tërbohet’ nga gëzimi për James Rodriguez?

Transferimi i James Rodriguez te Bayerni i Mynihut ka bërë të lumtur Jordan Carver, modelen gjermanen që jeton në SHBA dhe që konsiderohet si muza e klubit bavarez. Carver ka lindur në vitin 1986 nga baba italian dhe nënë gjermane dhe që prej 17 vitesh jeton përtej Atlantikut në Amerikë. Karrierën në fushën e modelingut e nisi pikërisht në Los Angeles dhe suksesi ishte i jashtëzakonshëm, falë edhe fizikut të saj. Në vitin 2010 krijoi një website të saj me të dhëna ekskluzive. Carver është një adhuruese e sportit madje ka praktikuar tenisin, gjimnastikën, surfin, futbollin etj, por në Gjermani është cilësuar si specialiste e jogës nga ‘Bild’. Është një tifoze e flaktë e Bayernit të Mynihut të cilin e ndjek që larg, madje tentoi të bindë Marko Reus që të kalojë te bavarezët duke i premtuar se do të ishte shoferja e tij, por nuk ia arriti qëllimit.  Lajmi për ardhjen e James Rodriguez do ta ketë bërë të cmendet nga gëzimi.

sfidanti.al