Dy ‘shuplaka’ për Realin e Madridit, as De Gea e as Hazard nuk transferohen në ‘Bernabeu’

Reali i Madridit duhet të vëjë shpiortin në paqe; as David De Gea e as Eden Hazard nuk do të transferohen në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë kësaj vere. Në rastin e portierit spanjoll, klubi merenges u detyrua të heqë dorë duke parë se Manchester  United është shfaqur i vendosur që të mos e shesë futbollistin. Sipas medias iberike, Jose Mourinho nuk e ka fshehur aspak zemërimin e tij në lidhje me sjelljen e Realit të Madridit për kalimin e Alvaro Moratës te ‘Djajtë e Kuq’ duke bërë që bisedimet mes palëve të bllokohen, me Manchester United që në fund vendosi të blejë Lukakun nga Everton për 85 milionë Euro. Ishte pikërisht kjo situatë e krijuar që e shtyu Mourinhon të ndërpresë çdo kontakt me kampionët e Evropës. Përsa i përket Hazard, është vetë Belgu që e ka refuzuar transferimin e tij nën kryeqytetin spanjoll. Mësohet se futbollisti belg ka mundur të komunikojë me trajnerin Zidane duke i thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Chelsea për t’u transferuar te Reali i Madridit as këtë verë e as në të ardhmen.

sfidanti.al