Samir Nasri pëlqen idenë për të kaluar te skuadra e Romës dhe nuk do ta mendojë dy herë …
Agjenti i Samir Nasrit e ka konfirmuar se për shërbimet e francezit përveç skuadrave kineze janë edhe dy italiane.
Agjenti Alain Migliaccio tha se Nasrit i pëlqen ideja e transferimit te skuadra e Romës.
“Lojtarin ende e ka në pronësi Manchster City, por do të shohim si do të rrjedhin gjerat”, tha fillimisht Migliaccio për Romanews.eu.
“Ka mundësi që të transferohet në Kinë. Në Italia janë të interesuara dy skuadra, me të cilat jemi në bisedime. Janë top skuadra”, vazhdoi ai.
“Monchi e dëshiroi atë në Sevilla dhe e njeh shumë mirë. Një qytet si Roma do të ishte interesant për Nasrin. Ky është një motivim shtesë”, tha në fund Migliaccio.