“Dello Sport”: Interi me 60 milionë euro në xhep  për Naingolanin

Tifozët e Interit janë të padurueshëm dhe presin që klubi i tyre të tregohet më aktiv në pazarin e transferimeve, ndërkohë që, sikurse bëjnë të ditur disa mediume, presidenca e “zikaltërve” po përgatit një transferim të vërtetë “bombë”. Këto ditë, në Mlano, për kontroll mjekësor ndodhej Borha Valero, për të cilin Interi do të paguajë shtatë milionë euro, por, ndërkohë, ky klub po planifikon edhe një përforcim tjetër të madh në mesfushë.

Nuk është sekret se dëshira më e madhe e Luçiano Spaletit është ylli i Romës, Raxha Naiangolan dhe duket se udhëheqja e Interit është gati që t’ia plotësojë atij kërkesën e lartpërmendur. “Gazeta delo Sport” shkruante, ditët e fundit, se “zikaltërit”, tanimë, kanë kontaktuar me Romën dhe se Interi është gati që të paguajë 60 milionë euro për firmën e këtij futbollisti belg. Drejtori sportiv i “ukonjës” thotë se Naingolani nuk është për shitje, por, sidoqoftë, Interi nuk heq dorë dhe është gati që t’i ofrojë atij një pagë shumë më të lartë sesa ajo që i merr në Romë.

Sfidanti.al